img4

Ministri Çuçi prezanton 5 propozimet per ndarjen e re administrativo-territoriale

Tiranë, 16 maj 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot pesë propozime për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Ministri Çuçi shpjegoi para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Terrritoriale të gjithë procesin e evidentimit të zonave funksionale në Shqipëri dhe më pas prezantoi në detaje projekt-hartat me 30, 39, 47, 57 dhe 63 njësi të qeverisjes vendore. Projekt-hartat janë strukturuar bazuar në kriteret teknike të miratuara nga Komisioni Parlamentar, duke identifikuar fillimisht zonat funksionale brenda kufijve të rrethit ose disa rretheve dhe duke analizuar treguesit e ndërveprimit midis banorëve dhe institucioneve, ndërveprimit ekonomik dhe aksesit të komunitetit në shërbime.

Procesi i reformës administrativo-territoriale është zhvilluar në transparencë të plotë duke përfshirë në konsultime mbi 4 mijë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, shoqatave të të zgjedhurve vendor, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe grupeve të ndryshme të interesit dhe qytetarë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar pasi të shqyrtojë gjatë javës në vijim pesë versionet e propozuar do të miratojë njërën prej tyre. Kjo projekt-hartë do të diskutohet dhe konsultohet përmes një procesi gjithëpërfshirës me aktorët vendorë dhe komunitetin në mbarë vendin përgjatë dy muajve në vijim.

Për më shumë informacione mund t'i referoheni dokumenteve të mëposhtme.


Analiza dhe Propozime për Hartën Administrativo-Territoriale - Prezantim i Ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi - 16 maj 2014

Procesi i Reformës Administrativo-Territoriale - 16 maj 2014

Propozimet për Ndarjen e re Administrativo-Territoriale të Shqipërisë:

1. 30 NJËSI TË QEVERISJES VENDORE

2. 39 NJËSI TË QEVERISJES VENDORE

3. 47 NJËSI TË QEVERISJES VENDORE

4. 57 NJËSI TË QEVERISJES VENDORE

5. 63 NJËSI TË QEVERISJES VENDORE


facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al