img4

Miratohen kriteret për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë

Tiranë, 28 prill 2014 – Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Adminsitrativo-Territoriale miratoi sot kriteret e propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi para Bashkëkryetarit, Bashkim Fino dhe anëtarëve të tjerë të komisionit, kriteret teknike të cilat janë përgatitur nga ekspertët vendas dhe të huaj si dhe janë produkt i konsultimeve gjithëpërfshirëse të zhvilluara në mbarë vendin. 

Ministri Çuçi propozoi që njësitë e reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve, nëse plotësohen kriteret e mëposhtme:

a. Njësia e re e krijuar është një zonë funksionale* më vehte.

b. Distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj.

c. Njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale.

d. Duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh (mesatarisht mbi 30.000 banorë), mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës.

e. Ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërës;

f. Si rregull, kufijtë e komunave që bashkohen me njësitë e reja nuk do ndahen, por bashkohen si një e tërë me njësinë e re.

Per NJQV-te qe kane shumice popullsie nga minoritetet etnike kriteret do te jene te vecanta duke respektuar marreveshjet dhe konventat nderkombetare dhe europiane.

Komisioni Parlamentar i cilësoi këto kritere si gjithëpërfshirëse dhe të pakritikueshme me një vizion të qartë për reformën. Gjithashtu Komisioni Parlamentar miratoi programin e tij deri ne fund të muajit korrik. Gjatë ditëve në vijim ky komision do të zhvillojë dëgjesat dhe konsultimet me aktorët e interesit për reformën territoriale.

Ministri për Çështjet Vendore pritet që pas tri javësh të prezantojë në Komisionin Parlamentar disa propozime për ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit. Pas miratimit nga Komisioni Parlamentar, projekt-harta do të diskutohet dhe konsultohet me aktorët vendorë dhe komunitetin në mbarë vendin. 


”Zonë funksionale” nënkuptohet një hapësirë territoriale ku ka një ndërveprim të dendur dhe të shpeshtë mes banorëve dhe institucioneve për qëllime ekonomike, sociale, zhvillimore dhe kulturore.



KRITERET PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE 

PREZANTIM - MINISTRI I SHTETIT PER ÇËSHTJET VENDORE

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al