img4

Ambasadorët vlerësojnë procesin e reformës territoriale

Tiranë, 23 prill 2014 – Ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend vlerësuan progresin dhe ecurinë e reformës administrativo-territoriale gjatë takimit me Ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi. Ata shprehën besimin e plotë për procesin e kësaj reforme që po zbatohet nga qeveria shqiptare në mënyrë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Ministri Çuçi gjatë fjalës së tij u shpreh se “Në 23 qershor ne u votuam nga shqiptarët që të kryejmë reforma të rëndësishme në këtë vend, reforma nga të cilat ata presin shërbime më të mira dhe cilësore si në shkolla, rrugë, ambulanca etj., dhe llogarinë ne e kemi përpara shqiptarëve. Sa përket procesit politik besoj të gjithë biem dakord që ne kemi qënë transparent që në shtator në ditën e parë që kemi hyrë në zyrë.”

Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig theksoi se reforma territoriale është një reformë shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye është koha që të gjithë aktorët që preken nga kjo reformë të marrin pjesë në këtë proces.

Ministri Çuçi siguroi ambasadorët se mazhoranca nuk do të bëjë asgjë që do të prekë sistemin elektoral dhe se reforma territoriale nuk ka lidhje me reformën zgjedhore, pasi ajo fokusohet vetëm në riorganizimin e territorit në shërbim të shqiptarëve.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al