img4

Partnerët ndërkombëtarë diskutojnë ecurinë e reformës territoriale

Tiranë, 22 prill 2014 – U zhvillua sot takimi i radhës me grupin e donatorëve që mbështesin reformën administrativo-territoriale.

Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi vlerësoi partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në këtë sipërmarrje kyçe të qeverisë shqiptare: “Mbështetja juaj e vazhdueshme vërteton qartë rëndësinë e kësaj reforme dhe përqasjen ambicioze që partnerët kanë ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Reforma administrativo-territoriale tashmë është e pashmangshme dhe është e vetmja mënyrë për të arritur një qeverisje vendore solide me kapacitete të plota që do të përmirësojnë jetën e të gjithë banorëve.”

Përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Zhvillim, USAID-it, PNUD-it, qeverisë zvicerane dhe asaj italiane, u njohën me ecurinë e projektit “Mbështetje për Reformën Administrativo Territoriale” (STAR) dhe të procesit të reformës në tërësi. Takimi u fokusua në aktivitetet që janë zhvilluar dhe hapat që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit për ta çuar përpara këtë reformë.Të pranishmit diskutuan për hapat që do të ndërmerren për të zhvilluar më tej këtë proces sipas afateve të përcaktuara dhe në mënyrë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al