img4

Ngrihet Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore

Për herë të parë në Shqipëri qeverisja qendrore do të jetë e detyruar të konsultohet me përfaqësues të qeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive. Përmes Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore të dy nivelet e autoriteteve do të jenë në gjendje të shkëmbejnë dhe të diskutojnë politikat, ligjet apo nismat që ndikojnë tek qeverisja dhe komunitetet vendore.

Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore në 15 bashki

Në kuadrin e projektit STAR 2 vijon zbatimi i procesit të Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore.
Instituti i Kerkimeve Urbane dhe Instituti Shqiptar për Kerkim dhe Zhvillim realizoi këtë proces në 15 bashki. Instituti i Kerkimeve Urbane zbatoi procesin e Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në bashkitë e Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Maliqit, Devollit, Përmetit e Pustecit. Ekipi i IDRA, Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim është ndalur në bashkitë Divjakë, Gjirokastër, Telepenë, Këlcyrë, Lushnje, Selenicë, Vlorë dhe Fier për të realizuar procesin e “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, në kuadrin e projektit STAR 2.
Procesi përmbledh intervista të thelluara dhe diskutimeve në grup.
Zbatimi i procesit të “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri” realizohet në kuadrin e projektit STAR 2 dhe shtrihet në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse. Ky proçes ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në cdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të azhornuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.

BE mbështet Reformën Administrative Territoriale në Shqipëri, firmoset një marrëveshje e re


Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri firmosi një marrëveshje financiare me vlerë 3.5 milionë Euro në mbështetje të konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale në Shqipëri.  Kontributi i Bashkimit Europian për projektin STAR 2 është pjesë e zgjerimit të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e qeverisjes vendore.


Marrëveshja u nënshkrua nga z.Yngve Engstroem, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri.

Ky financim do të shërbejë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të njësive të qeverisjes vendore, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve vendore dhe qeverisjes së mirë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Ndërhyrjet e STAR 2 do të kontribuojnë edhe në objektivin strategjik  të Shqipërisë atë të përparimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Autoritetet lokale dhe rajonale janë vital për jetën demokratike të Bashkimit Europian dhe aktorë kyç në konceptimin dhe implementimin e politikave të përbashkëta europiane. Pritshmëria jonë është që ky kontribut i BE  të rezultojë me përmirësim të cilësisë së demokracisë vendore dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset”, tha Engström, në emër të Delegacionit të Bashkimit Europian, duke shtuar se “për decentralizimin e suksesshëm të kompetencave, qeveria duhet t’i sigurojë qeverisjes vendore burime të mjaftueshme financiare, të parashikueshme për qëllime planifikimidhe transparencë në ndarjen e fondeve”.

Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri nënvizoi se “Ky është kontributi i fundit për këtë vit që do të thotë se të gjithë partnerët kanë kontribuar fondet e tyre. Jemi shumë të kënaqur që Bashkimi Europian i është bashkuar STAR 2 dhe mendojmë se është një “votë” besimi për këtë projekt dhe për këtë reformë”.

“Ndihemi  më të sigurt tashmë që Bashkimi Europian i bashkohet projektit STAR,  në momentin më të rëndësishëm të zbatimit të tij dhe ku BE do të  kontribuojë në një prej kompontentëve ndoshta më të rëndësishëm, trajnimin e vazhdueshëm të administratës vendore për funksionet e reja të transferuara si pasojë e decentralizimit”, theksoi z.Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, prezent në ceremoninë e nënshkrimit.

“Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale” (STAR) 2 ka mbështetjen e një numri të lartë partnerësh ndërkombëtarë përmes një mekanizmi të financimit të përbashkët.

Partnerët ndërkombëtarë përfshijnë: Bashkimin Europian, Qeverinë e Suedisë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, Qeverinë e Italisë përmes Agjencisë Italiane të Zhvillimit, Qeverinë e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit , Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe PNUD.



                                                                                                                             













Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore -IDRA në bashkitë Finiq e Memaliaj



Vijon procesi i “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”,në kuadrin e projektit STAR 2. Fotot bashkëlidhur tregojnë ekipin në terren të IDRA – Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim. Ekipi i IDRA po realizon vlerësimin e situatës në bashkitë Finiq e Memaliaj. Projekti STAR 2 po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në proçesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të proçesit të decentralizimit. Asistenca teknike e dedikuar për 61 bashkitë e reja nëpërmjet projektit STAR 2 mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Qeveria Italiane, Qeveria Suedeze(SIDA), Qeveria Zvicerane (SDC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe PNUD.

Projekti STAR2, nis vlerësimi i situatës së qeverisjes vendore. IDRA në Bashkitë Himarë e Sarandë




Në kuadrin e projektit STAR 2, ka nisur zbati
mi i procesit të “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, që do të shtrihet në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse. Ky proçes ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në cdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të azhornuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.
Fotot bashkëlidhur tregojnë ekipin në terren të IDRA – Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim.
Ekipi i IDRA po realizon vlerësimin e situatës në bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë, Mallakastër e Patos.
Projekti STAR 2 po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në proçesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të proçesit të decentralizimit. Asistenca teknike e dedikuar për 61 bashkitë e reja nëpërmjet projektit STAR 2 mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Qeveria Italiane, Qeveria Suedeze(SIDA), Qeveria Zvicerane (SDC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe PNUD.
Drejtimet kryesore të asistencës teknike përfshijnë: Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për komunitetet lokale, nëpërmjet zhvillimit të konceptit të shërbimeve me një ndalesë “One Stop Shop”, modernizimin e arkivave nëpërmjet sistemit të menaxhimit të dokumentacionit dhe dixhitalizimit. Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të administratës së bashkive nëpërmjet trajnimeve. Përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së komunitetit në vendim marrje.









Qeveria Zvicerane vijon mbështetjen për Konsolidimin e Reformës Administrative-Territoriale Nënshkruhet marrëveshja e re financiare mes Qeverisë së Zvicrës dhe PNUD



Tiranë, 1 Dhjetor 2016 – Qeveria Zvicerane ka akorduar 500.000 dollarë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës administrative-territoriale në Shqipëri. Marrëveshja u firmos sot nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD në Shqipëri, z.Brian Williams.

Ky fond do të mbështesë bashkitë e reja të krijuara nga bashkimi i ish-njësive vendore, -si pjesë e një projekti shumë-donatorësh, “Mbështetje për Reformën Adminisitrative-Territoriale”-STAR 2. Fokusi i tij është forcimi i kapaciteteve menaxhuese dhe administrative në nivel vendor për ofrimin e shërbimeve në mënyrë efikase, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Projekti synon t’i mundësojë bashkive të reja ofrimin e shërbimeve cilësore, në mënyrë të hapur, transparente dhe pjesëmarrëse dhe që përmbushin pritshmëritë e publikut.

Së bashku me donatorët e tjerë, -Bashkimin Europian, Suedinë, Italinë, USAID dhe PNUD- Zvicra mbështet reformën administrative-territoriale falë potencialit të saj për të përmirësuar funksionimin e Njësive të Qeverisjes Vendore. Kontributi i Zvicrës është vazhdim i kontributit të mëparshëm financiar prej 700.000 dollarë, në fazën e parë të projektit.

Projekti do të zgjasë tre vjet e gjysëm dhe ka një fond prej 8.2 milionë dollarë. Qeveria Shqiptare mundëson 250.000 dollarë për këtë nismë. Nisur nga rëndësia e Reformës Administrative-Territoriale dhe veçanërisht konsolidimi i 61 bashkive të reja, STAR 2 gëzon mbështetjen e 6 partnerëve ndërkombëtarë, përkrah Qeverisë Shqiptare.





Qeverisja vendore duhet të tejkalojë ende një seri sfidash serioze dhe për këtë nevojiten vendime të guximshme për zbatimin efikas të strategjive kombëtare të decentralizmit administrativ dhe fiskal.

STAR 2 i përgjigjet këtyre sfidave me fokus të veçantë forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe promovimin e demokracisë vendore.

 

Qeveria italiane dhe PNUD nënshkruan marrëveshjen e re financiare në kuadër të projektit STAR 2


Një marrëveshje e re me vlerë 1.361 milionë dollarë është nënshkruar sot mes qeverisë së Italisë dhe PNUD për të mbështetur konsolidimin e Reformës Administrative Territoriale në Shqipëri. Kjo ndërhyrje do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale  të bashkive për zbatimin e reformës dhe modernizimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Për më tepër, ky projekt do të kontribuojë në arritjen e Qëllimit për Zhvillimin e Qendrueshëm numër 16, qeverisje e mirë.(Paqe, drejtësi dhe institucione të forta).

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, zoti Alberto Cutillo, i cili firmosi marrëveshjen në emër të qeverisë italiane nënvizoi:”Kam besim që kontributi italian do të jetë një mundësi domethënëse për të vijuar kontributin e përbashkët në mbështetje të rrugës evropiane të Shqipërisë drejt BE, por edhe për të sjellë përfitime të prekshme në të gjithë shoqërinë shqiptare”.

 Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri, nënvizoi:” Ne jemi të vetëdijshëm se konsolidimi i njësive  dhe qeverisjes vendore përballet ende me një numër të madh sfidash për t’u tejklauar, të cilat kërkojnë  vendime me peshë për zbatimin efikas në praktikë të strategjive të decentralizimit administrativ dhe fiskal”.

Ministri Çuçi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Qeveria Italiane dhe partnerët e tjerë përgjatë të dyja fazave të zbatimit të projektit, STAR1 dhe STAR 2.

Më tej ministri shtoi se “Reforma Administrative Territoriale” është tashmë një realitet i prekshëm që ka ndihmuar forcimin e decentralizimit të njësive të qeverisjes vendore në gjithë vendin. Impakti i kësaj reformë kyçe ka sjellë përfitime të dukshme. Deri tani janë kursyer 12 milionë dollarë nga shkurtimi i shpenzimeve administrative dhe janë mbledhur 15 milionë dollarë më shumë të ardhura nga taksat vendore, krahasuar me një vit më parë. Në partneritet me donatorët ne po mbështesim dixhitalizimin e shërbimeve përmes sporteleve me një ndalesë, pra one stop shop. Së shpejti, ne do të nisim edhe dixhitalizimin e arkivave. Për këtë proces, Qeveria Shqiptare ka akorduar 1.5 milionë dollarë ndërsa 1 milionë dollarë janë akorduar nga donatorët. STAR2 ka një vlerë financiare prej 8 milionë dollarë në total”.

Gjithashtu, projekti STAR2 do të ndihmojë Shqipërinë të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

STAR2 ka mbështetjen e një numri të lartë partnerësh ndërkombëtarë përmes një mekanizmi të financimit të përbashkët.

Partnerët ndërkombëtarë përfshijnë: Bashkimin Europian, Qeverinë e Italisë përmes Agjencisë Italiane të Zhvillimit, Qeverinë e Suedisë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, Qeverinë e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit , Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe PNUD.

Diskutime mbi sfidat dhe përparësitë e qeverisjes së re vendore pas konstituimit

Tiranë, 4 shtator 2015 - Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ftoi sot kryebashkiakët e rinj në një takim pune për të diskutuar përparësitë dhe sfidat e qeverisjes së re vendore pas konstituimit të këshillave bashkiakë,

Qeveria mbështet bashkitë e reja në zhvillimin e planeve vendore

Tiranë, 16 korrik 2015 – U zhvillua sot një takim me kryetarët e zgjedhur të 26 bashkive të reja me synim realizimin e një qasje të re për zhvillimin e territorit që ata do të administrojnë.

Takimi i parë me të zgjedhurit vendorë, udhëzime për zbatimin e reformës territoriale

Tiranë, 6 korrik 2014 – Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilluan takimin e parë me të zgjedhurit vendorë të 21 qershorit, të cilët u prezantuan me manualin praktik që do t’i udhëzojë ne fazën tranzitore të konsolidimit të bashkive të reja.

Konferencë kombëtare: Reforma territoriale, e nesërmja!

Tiranë, 12 qershor 2015 – Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot rrugëtimin që do të ndiqet për krijimin e 61 bashkive të reja së bashku me instrumentet financiar dhe ligjor që janë gati për të realizuar me sukses një bashkim të rregullt të entiteteve të qeverisjes vendore.

Inagurohet zyra me një ndalesë, modernizim dhe shpejtësi shërbimesh

Durrës, 11 qershor 2015 – U inagurua sot zyra e shërbimit me një ndalesë në Ishëm e cila do të ofrojë për të gjithë banorët e kësaj komune por edhe ata të bashkisë së re të Durrësit, shërbime elektronike, të shpejta dhe cilësore.

Leksion për ndarjen territoriale me studentët e Shkodrës

Shkodër, 19 maj 2015 - Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti sot Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi në një leksion të hapur për reformën administrativo-territoriale dhe decentralizimin në Shqipëri.

Studentët prezantohen me procesin e reformës territoriale

Tiranë, 18 maj 2015 - Organizimi i ri administrativo-territoriale, procesi i krijimit të hartës me 61 bashki dhe sfidat aktuale të zbatimit të reformës në terren ishin në qendër të një leksioni të hapur që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, mbajti në auditoret e Universitetit Europian të Tiranës.

12 “shkrepjet” që dokumentuan zhvillimin në Shqipëri

Tiranë, 13 maj 2015 - Konkursi i fotografisë “Shkrepe”, zhvilluar në kuadër të reformës administrativo-territoriale, u finalizua me shpalljen e 12 fituesve nga vende të ndryshme të Shqipërisë.

Leksion i hapur për reformën territoriale

Tiranë, 12 maj 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi sot një leksioni të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë për procesin e reformës administrativo-territoriale.

Vizitë studimore për modernizimin e institucioneve lokale dhe shërbimeve

Kosovë, 16-17 prill 2015 - Grupi i ekspertëve të reformës administrativo-territoriale dhe projektit STAR zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë për t’u njohur me eksperiencën e shtetit fqinj në organizimin e pushtetit vendor dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Grupet e punës në prefektura përgatiten për zbatimin e reformës territoriale

30-31 mars 2015 – Grupet e punës të reformës territoriale, të cilët përfaqësojnë 12 prefekturat e vendit, u mblodhën në një trajnim dy ditor për procesin e konsolidimit administrativ dhe financiar të 61 bashkive të reja.

Zbatimi i reformës territoriale – vizitë në bashkinë pilote

27 shkurt 2015 – Progresi dhe sfidat e zbatimit të reformës territoriale, ishin në qendër të vizitës që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilloi në bashkinë e Urës Vajgurore.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al